fbpx

Luana Vjollca dhe Arbana Osmani prekin me dedikimet për Dritan Hoxhën

Themeluesi i “Top Medias”, Dritan Hoxha ditën e sotme do të festonte 52-vjetorin e tij të lindjes, sikur aksidenti tragjik i vitit 2008 të mos i kishte marrë atij jetën.

Si një njeri i jashtëzakonshëm, siç e përshkruajnë personat që e kanë njohur nga afër, Dritan Hoxha çdo vit kujtohet nga familjarët, bashkëpunëtorët, por edhe punonjësit, të cilët nuk e harrojnë asnjëherë ditëlindjen e tij.

Një postim ka bërë si çdo vit edhe Arbana Osmani, e cila ka shpërndarë një foto të të ndjerit ku shihet duke i fryrë qirinjve, teksa ka shkruar “Më mungon gjithmonë!”

Nuk e ka harruar këtë ditë as Luana e cila ka rishpërndarë postimin e Top Channel, ku lexohet “Unë besoj akoma, prandaj vrapoj.”