fbpx

Luana Vjollca sërish në vëmendjen e Philipp Plein

Një prej stilistëve më të famshëm në botë, Philipp Plein, i ka tërhequr sërish vëmendjen moderatorja e njohur Luana Vjollca.

Philipp Plein ka komentuar në fotot e autores dhe prezantueses së “Shiko kush LUAN” ku shfaqet me fustanin e kuq të dizenjuar nga ai, një “emoji” me shenjë kurore mbretëreshe.

Më pas ai ka ripostuar edhe një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e Plein.

Rikujtojmë se në gusht të këtij viti, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj me yllin spanjoll Jay Santos, “Locos”.

Dy nga veshjet e këngëtares bukuroshe në videoklip ishin të një prej stilistëve më të famshëm në botë, Philipp Plein, i cili i dha edhe “bekimin” moderatores shqiptare duke ripostuar në Instastory këngën disa ditë pas lançimit.