Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka zbuluar nëpërmjet postimi në insta story për projektet që do të sjellë së shpejti.
E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë.
Së fundmi, Luana ka bërë pyetësorin “Ask me a question” në llogarinë e saj të Instagramit, ku ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë projekti mendojnë se ajo do të sjell së shpejti.
“Çfarë mendoni që po vjen? Këngë e re, emision i ri, brand i ri apo film?”- ka shkruar Luana në postimin e saj duke na lënë të kuptojme se përveçse këngëtare ajo do të bëhet dhe një akore e talentuar ku së shpejti mund ta shohim si protagoniste e ndonjë filmi.
Përveç projekteve muzikore ajo është shumë aktive edhe me koncerte të ndryshme ku ftohet shpesh për të performuar. /real-news.tv/