fbpx

Lubonja e paralajmëron drejpërdrejt Bashën: Nëse humbet zgjedhjet, duhet të zhduket nga PD

lubonja-1-600x360.jpg

Teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike, analisti i njohur, Fatos Lubonja deklaroi se nëse përfaqësuesit e Partisë Demokratike firmosin dokumentin dhe nuk fitojnë zgjedhjet, ata duhet të largohen përfundimisht nga partia, bashkë me kryetarin Lulzim Basha.

“Për mua kjo Reformë Zgjedhore është që të vërë të vetët. Ku do të gjejë ky të pavarur. E patë si u shkatërrua teatri në mënyrë aq kriminale dhe SPAK nuk bëri asgjë. Si do të gjejmë di prokurorë të pavarur që të guxojnë t’i dalin qeverisë kundër. Ne i kemi parë ata në regjistrimet e Dibrës, se si jepnin urdhra. Këtu është shumë problem t’i marrësh njerëz nga administrata, se janë të shantazhueshëm. Mendoj se PD me këtë firmosje, po firmosi këtë, ata tre që do të jenë të Edi Ramës, plus një nga PD, vendosin ata 3, nuk janë të pavarurv. Me këtë firmoset rezultati në letër. Këta të PD, bashkë me Lulzim Bashën, duhet të zhduken më nga partia, nëse i firmosin dhe humbasin zgjedhjet. Le të krijohet një gjë e re, por këta duhet të zhduken. Ky popull nuk mundet të jetë llastik në këtë mënyrë, që ta përdorin këta si të duan. Teatri ishte vërtet një vijë e kuqe”, tha Lubonja në rubrikën “Opinion”, në Neës24.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303