fbpx

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, 136 civilë të vrarë mes të cilëve 13 fëmijë

vra.png

BBC ka shkruar sot se që prej fillimit të luftës në Ukrainë, që ka hyrë në ditën e shtatë, janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë dhe këto shifra janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.

Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë

OKB tha gjithashtu se rreth 400 persona janë plagosur nga luftimet deri tani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303