Lufta është e gjatë/ Edi Rama flet për skenarin më të keq

Shqipëria është e përgatitur edhe për skenarin më të keq. Ka qenë kjo deklarata e Kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme

Ai u shpreh se lufta kundër koronavirusit do jetë e gjatë.

“Më vjen keq që kam qenë i pari që kam përdorur fjalën ‘luftë’. Kjo është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit. Është një luftë, të cilës njerëzimi nuk ja di ilacin dhe nuk di sit ë reagojë, ndaj e vetmja gjë është të mbrohet. Ky armik nuk ndalet, thjesht të pengohet të përparojë me shpejtësi, pasi kjo është fatale, se fut në kolaps systemin shëndetësor të çdo vendi. Është një luftë për të cilën duhet të përgatitemi se mund të zgjasë dhe do të zgjasë shumë”, u shpreh Kryeministri, i ftuar sot në emisionin “Real Story”.