fbpx

Lufta ideale kundër COVID-19 do të ishte kombinimi i strategjive të këtyre tre shteteve

Reagimi ideal qeveritar ndaj COVID-19 do të ndërthurte politikën e testimit të Zelandës së Re, politikën e shkollave të Danimarkës dhe strategjinë e komunikimit të Ugandës, sipas një studimi që iu është bërë shteteve të ndryshme. Hulumtimi nga Michael Barber, ish-këshilltar i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, dhe Idris Jala, i cili bëri një punë të ngjashme për Najib Razak të Malajzisë, kanë shikuar se si vende të ndryshme kanë trajtuar pandeminë globale në një përpjekje për të ndihmuar të tjerët të mësojnë nga më i suksesshmi, shkruan bloomberg.

Ndër shembujt që ata zgjodhën janë testimi i gjerë i Zelandës së Re, i cili ka parë më shumë se 7,000 teste për secilin rast të konfirmuar, dhe gjurmimin e kontaktit të Koresë së Jugut, i cili përdor të dhëna nga kamerat e sigurisë dhe transaksionet bankare për të ndjekur lëvizjet e njerëzve.

Vlerësohet shfrytëzimi i radio emisioneve në Ugandë për të informuar publikun në një vend me qasje të dobët në internet, së bashku me rihapjen e suksesshme të shkollave të Danimarkës, transmeton Telegrafi.

Por ata vërejnë se koordinimi midis vendeve ka qenë i dobët, veçanërisht kur krahasohet me krizën globale financiare të vitit 2008. “Për herë të parë në histori, çdo qeverie në planet i është caktuar e njëjta detyrë shtëpie në të njëjtën kohë”, tha Barber në një intervistë. “Kjo duhej të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të mësuar globalisht, por çuditërisht nuk po ndodh”.

Kjo duhet të adresohet pasi bota po përgatitet të përballet me grupin tjetër të sfidave rreth shpërndarjes së vaksinave dhe paketave të shpëtimit ekonomik, tha ai. Dhe jo çdo zgjidhje funksionon kudo. Programi i gjurmimit të kontaktit në Korenë e Jugut është shumë më tërheqës sesa në shumë shtete të botë. Megjithëse, Barber tregoi për një rrugëdalje të suksesshme në Australi, e cila miratoi ligje për privatësinë që siguroi njerëzit se të dhënat e tyre nuk do të keqpërdoren.

Dyshja gjithashtu kanë provuar të rendisin çdo vend se sa keq është prekur nga COVID-19 dhe sa mirë po rimëkëmben. Në krye të ligës së rimëkëmbjes ishin Tajlanda dhe Koreja e Jugut. Në fund gjenden Hondurasi dhe Bahamasi.