Ligji i qeverise për median online ka ngjallur kundërshtime të forta nga gazetarët dhe organizatat e medias.
Së fundi për këtë çështje ka folur edhe Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, e cila shprehet kundër amendimeve ligjore që kanë për synim të rregullojë median online në Shqipëri dhe të luftojë lajmet e pavërteta.
Deputetja Hajdari thekson se ky ligj nuk është në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare, por është i llojit ‘Putinist’ që i shërben vetëm atyre që janë në pushtet.