fbpx

Lufta në Kaukaz, Greqia krah Armenisë/ Veprimi i papritur i qeverisë greke

azer.jpg

Pas përplasjes ushtarake të Azerbajxhanit me Armeninë, Greqia po mendon të shtyjë ratifikimin e planifikuar të një pr/ligji që forcon lidhjen e Greqisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas mediave greke, ka të ngjarë që bisedimet e zgjatura për Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Sporteve të planifikuar për nesër midis Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Greqisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit do të vihet në pritje.

Siç raportojnë mediat greke, kryesia e Parlamentit tashmë ka informuar Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Sporteve në lidhje me ndjenjën negative në parlament për veprimet e Azerbajxhanit.

Nga ana tjetër Turqia shprehu dje mbështetjen për Azerbajxhanin. Dy vendet u përplasën ditën e djeshme ushtrakisht, ndërsa luftimet vijojnë edhe sot, ku deri më tani janë raportuar të paktën 40 viktima. Mes të vrarëve ka edhe civilë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303