fbpx

Lufta në Ukrainë/ Rusia njofton hapjen e korridoreve humanitare për eksportin e grurit

Capture-47.png

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia do të hapë dy korridore humanitare në Detin e Zi dhe Azov për të lehtësuar eksportin e grurit, shkruan The Guardian.

“Po merren një sërë masash për të garantuar sigurinë e anijeve në ujërat e Detit të Zi dhe Azov. Rreziku i minave në ujërat e portit të Mariupolit është eliminuar plotësisht”, tha Shoigu.

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk po pengon eksportin e drithërave të Ukrainës dhe se autoritetet në Kiev thjesht duhet të çminojnë ujërat e tyre, një akt që do t’u mundësonte gjithashtu anijeve luftarake ruse qasje në bregdetin jugor të Ukrainës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303