fbpx

Lufta në Ukrainë, SHBA do të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas

7015d788-59e1-47e1-b919-8311d497bdb9.jpg

Mësohet se ushtria amerikane pret të fillojë trajnimin e ukrainasve në mënyrë që të mësojnë si të përdorin artilerinë howitzer (tank raketë-hedhës) në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sipas zyrarit, trajnimi do të bëhet jashtë Ukrainës, shtuan ata. Ukrainasit e pajisur me njohuri do të mund të rihynin në vendin e tyre për tu treguar të tjerëve se si t’i përdornin sistemet.

Zyrtari tha gjithashtu se forcat ruse po përgatisnin kushtet për fillimin e një ofensive në Ukrainën lindore.

Ata thanë se Rusia kishte zhvendosur 11 grupe beteje në Ukrainë ditët e fundit, duke e çuar numrin e tyre në 76. Të gjitha njësitë ishin në jug dhe lindje të Ukrainës, sqaroi zyrtari amerikan.

Ata shtuan:

SHBA ende e konsideron qytetin port të Mariupolit si të kontestuar, por nëse bie, trupat ruse mund të shkojnë për të ndihmuar forcat e tjera në rajonin lindor të Donbasit.

Sulmet me raketa ruse në Kiev dhe Lviv gjatë fundjavës duket se kanë pasur për qëllim objektiva ushtarakë.

Shumica e sulmeve ajrore, megjithatë janë ende të përqendruara në Mariupol dhe rajonin e Donbas.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk mundi të verifikonte imazhet në mediat sociale që shfaqnin dëmtime në anijen luftarake ruse “Moskva”, e cila u fundos javën e kaluar. Por nuk mund t’i kundërshtonte as ato.

Pasi Presidenti Biden njogtoi një ndihmë prej 800 milion dollarësh javën e kaluar, 4 fluturime janë.

Katër fluturime pajisjesh janë bërë në Ukrainë pasi Presidenti Biden njoftoi një ndihmë tjetër prej 800 milion dollarësh (615 milion £) javën e kaluar. Një tjetër pritet në 24 orët e ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303