Lufta tregtare SHBA-Kinë/ Raund i ri bisedimesh mes palëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se një raund i ri bisedimesh tregtare mes SHBA dhe Kinës do të nisë të enjten në Uashington.

“Përfaqësuesi amerikan për tregtinë Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të mirëpresin një delegacion kinez të udhëhequr nga zëvendës Kryeministri Liu He për bisedime mes dy vendeve duke filluar nga 10 tetori 2019”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Palët do të përpiqen të përparojnë nga ajo që është arritur gjatë bisedimeve të një niveli më të ulët gjatë javëve të kaluara. Temat e diskutimit do të përfshijnë transferimin e detyruar të të dhënave mbi teknologjinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, shërbimet, barrierat jo tarifore, bujqësinë dhe zbatimin e detyrimeve”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

Së fundmi palët zhvilluan bisedime të rëndësishme në muajin korrik, por megjithatë nuk pati ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjen tregtare mes dy ekonomive kryesore të botës.

Prej më shumë se një viti Uashingtoni dhe Pekini i kanë vendosur njeri-tjetrit një seri tarifash rezultat i përshkallëzimit të mosmarrëveshje mes tyre. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga Kina të bëjë ndryshime në praktikat e saj tregtare, që lidhen kryesisht me subvencionet dhe praktikat e paligjshme të pronësisë intelektuale. Kina thotë se politikat amerikane kanë si qëllim të ndrydhin aftësinë e saj për të konkurruar.

Mosmarrëveshjet ka nxitur pasiguri në tregjet financiare duke lënë kompanitë t’i përballojnë vetë efektet e tarifave./real-news.tv /