Lufta vijon, por kanabisi nga Shqipëria s’ka të ndalur

Autoritetet italiane pas një hetimi gati 2 vjeçar në Foggia, Bari dhe Abruzzo kanë shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, kokainë dhe kanabis duke arrestuar 5 persona, 5 janë në arrest shtëpie, ndërsa 20 po hetohen në gjendje të lirë. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur nga autoritetet italiane.

Nga hetimet rezultoi se kanabisi trafikohej nga Shqipëria për në brigjet italiane, në Vieste më pas shpërndahej në qytetet e tjera në Itali. Ndërsa pjesa tjetër e bandës me dy degë, merrej me trafikun e kokainës në Itali. Ata u zbuluan pas nisjes së hetimeve në 2017 për disa vrasje në Gargano.

Si pasojë e përplasjeve për territoret dhe shpërndarjen e drogës nga janari i vitit 2015 deri në qershor 2018 janë regjistruar 9 vrasje në Vieste.