Luftanija amerikane në Detin e Zi, Rusia e konsideron provokim

warship.jpg

Luftanija amerikane Donald Cook është vendosur në Detin e Z, njoftoi Marina Amerikane në një deklaratë të lëshuar për mediat.

“Ndërsa në Detin e Zi, anija zhvilloi operacione në det me marinën turke dhe përfundoi një vizitë në Portin Odessa, në Ukrainë në mbështetje të aleatëve tanë të NATO-s dhe të partnerëve rajonal. Të premten, luftanija u drejtua në jug përmes Ngushticës së Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Mesdheun’-thuhet në deklaratë.

‘Donald Cook’ është bërë anija e katërt e Marinës së SHBA që vizitoi Odessan që nga viti 2018, dhe anija e tretë e SHBA që po kryen operacione në Detin e Zi në 2019.

Qendra Kombëtare e Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare ruse ka thënë se Moska ka monitoruar veprimet e luftanijes amerikane, e cila hyri në Detin e Zi më 19 shkurt.

Moska ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që veprimet ushtarake të NATO-s pranë kufijve shtetërorë rusë mund të rrisin rreziqet e mundshme për një konfrontimin ushtarak.

Më herët në nëntor, tre anije detare ukrainase kaluan ilegalisht kufirin detar rus ndërsa lundruan drejt ngushticës së Kerçit, pika lidhëse midis Detit të Zi dhe Detit të Azov. Rusia kapi anijet dhe arrestoi 24 vetë në bord, pasi nuk arritën t’i përgjigjeshin kërkesës për të ndaluar. Pas incidentit, autoritetet ruse hapën një çështje penale lidhur me kalimin e paligjshëm të kufirit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se incidenti ishte një provokim i paracaktuar paraprakisht si një pretekst për të rivendosur ligjin ushtarak në Ukrainë. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar se Kievi po përgatit një provokim të ri në ngushticën Kerç duke përfshirë shkeljen e ujërave territoriale të Rusisë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303