U luajtën në fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 6-të në Kategorinë e Dytë, ku që në fillim ka nisur një “luftë” për vendet e para të renditjes.
Në grupin A, janë 4 ekipe ngjitur me njëra-tjetrën, që duan vendin e parë të renditjes. Kryeson Shkumbini me 13 pikë, i ndjekur nga Sopoti dhe Shënkolli me nga 12 pikë dhe Luzi 2008 me 11 pikë.
Në grupin B, Butrinti kryeson me 16 pikë, 3 më shumë se Maliqi i vendit të dytë, por juglindorët kanë edhe një ndeshje më pak. Në kuotën e 13 pikëve është edhe Devolli, ndërkohë që Skrapari mbyll renditjen me 0 pikë.
Advertisement