Luftë mes karteleve të drogës, 9 të vdekur, mes tyre 6 fëmijë

Të paktën nëntë qytetarë amerikanë, tre gra dhe gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm nga njerëz të dyshuar të lidhur me një kartel droge në veri të Meksikës.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, të lidhur me një komunitet të shkëputur Mormon që u vendos në Meksikë disa dekada më parë.

Ministri i sigurisë tha se grupi mund të ishte në shënjestër aksidentale si rezultat i identitetit të gabuar.

Shteti Sinora në veri të Meksikës po luftohet nga dy bandat rivale, La Línea, e cila ka lidhje me kartelin më të madh Juárez, dhe “Los Chapos”, që është pjesë e kartelit Sinaloa.

Familjarët që kanë folur për gazetën New York Times thanë që dy nga fëmijët e vrarë ishin më pak se një vjeç.

Në një postim në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, i përshkroi viktimat si një grup i “familjes dhe miqve të mrekullueshëm”, të cilët “u ndodhën mes dy grupeve të drogës, të cilët qëlluan ndaj njëri-tjetrit”.

Në një seri postimesh, ai tha se SHBA “është e gatshme” të ofrojë mbështetje për të luftuar problemin e dhunës ndaj grupeve të drogës dhe “të bëjë punën shpejt dhe në mënyrë efektive”.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, tha se Meksika do të veprojë me “pavarësi dhe sovranitet” në ndjekjen e kriminelëve prapa sulmit./real-news.tv/