“Luftë” në Lezhë, policia: Fatmir Kolecaj hapi zjarr në mënyrë të befasishme, më pas…

1582787246_1582704375fatmirkolecaj.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar pas vetëvrasjes së autorit të krimit të dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj. Policia sqaron se, pasi i kanë rrethuar banesën, Kolecaj ka hapur zjarr ndaj tyre në mënyrë të befasishme, duke plagosur një efektiv të FNSH.

Për pasojë, FNSH dhe Policia lokale kanë thirrur në ndihmë edhe forca speciale RENEA, të cilat kanë krijuar një rrethim të dytë pranë banesës së vrasësit, duke i bërë thirrje të hidhte armën dhe të dorëzohej. Në momentin, që ka qenë totalisht i rrethuar, Fatmir Kolecaj ka vrarë veten me armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303