“Luftë” në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapo-s (VIDEO)

meksike2.jpg

Në veri të Meksikës janë zhvilluar luftime mes forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit të fuqishëm të drogës Sinaloa.

Përplasjet erdhën pas zbulimit të liderit të grupit.

Ovidio Guzman Lopez u gjet gjatë një patrullimi rutinë në Culiacan, djali i lordit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili dënua në SHBA me burgim të përjetshëm, plus 30 vite.

Ovidio Guzman u kap në një shtëpi nga një patrullë policie gjatë një kontrolli rutinë.

Qeveria tha se në momentin e kapjes së Guzman anëtarët e kartelit filluan të sulmonin autoritetet për të shpëtuar Ovidion.

Ovidio Guzman, i cili thuhet se është rreth 20 vjeç, besohet se ka luajtur një rol kryesor në kartelin Sinaloa, pas arrestimit të babait të tij.

Ai kërkohet në ShBA me disa akuza të lidhura me drogën. Ai u mbajt në paraburgim para se të lirohej nga policia.

Nuk ka raportime për viktima. Qeveria e shtetit tha se po punonte për të rivendosur qetësinë dhe rendin përballë incidenteve me ndikim të lartë që kanë ndodhur në orët e fundit në pika të ndryshme rreth Culiacan.

El Chapo u shpall fajtor në New York për 10 akuza, përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

62-vjeçari i shpëtoi një burgu në Meksikë përmes një tuneli në vitin 2015, por u arrestua më vonë. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2017.

Guzman është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogave në SHBA.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303