“Luftë” në rrugët e Parisit, tifozët e Galatasaray-t bëjnë ‘gjëmën’ në Francë

22118328-7782257-image-a-19_1576094815942.jpg

Përplasjet të dhunshme në qendër të Parisit mes tifozëve të PSG-së dhe atyre të Galatasaray-t mbrëmjen e së mërkurës para sfidës së Championsit. Forcave të rendit iu desh të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë të dy grupet e mbështetësve rreth orës 18:00.

Mediet franceze se raportojnë 100 tifozë, të veshur kryesisht me xhaketa të zeza, ishin përfshirë në këtë zënkë mes dy tifozërive.

Sipas “Le Parisien”, një person ka marrë lëndime serioze në kokë.

Videot e përplasjes u postuan në mediet sociale gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303