fbpx

Luftë politike Rama-Basha në rrjetet sociale

Rama-Basha.png

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha e nisën javën me një shkëmbim akuzash dhe ironish në rrjetet sociale.

Në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama “shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt”.

“Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta”, shkruan Basha.

“Edi Rama nuk është më kryeministër, por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin”, shtohet më tej në postimin e Bashës.

Kreu i qeverisë reagoi duke e pyetur se kush e lidhi Bashën me poetin Babale.

“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, shkruan Rama në Twitter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *