fbpx

Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë shkaktojnë me dhjetëra viktima

Autoritetet e Nagorni-Karabaut deklaruan ditën e sotme se rreth 15 ushtarë vdiqën brenda natës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 40 që kur përplasjet shpërthyen të dielën në mëngjes.

Në mesin e përplasjeve raportohet edhe për vdekjen e civilëve.

Zyrtarët deklaruan se një grua armene dhe një fëmijë u vranë, ndërsa Baku deklaroi se një familje azere pesë anëtarësh kishte vdekur si pasojë e bombardimit nga forcat armene.

“Jemi të lodhur nga kërcënimet e Azerbajxhanit, ne do të luftojmë deri në vdekje derisa të zgjidhet ky problem një herë e mirë”, tha Artak Bagdasaryan, një  36-vjeçar, duke shtuar se ai do t’u bashkohej ushtrisë së Armenisë.