fbpx

“Luhatja e kurbës së të infektuarve nga COVID-19”. Shpërthen Tritan Shehu: Nuk duhet besuar…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me luhatjen e kurbës së të infktuarve nga COVID-19 në vendin tonë.

Ai thekson se nuk i duhet besuar kurbës.

“Askush nuk mund t’i besoje kesaj kurbe, pra mos harxhoni me “kohe” me ate dhe as me testimet tuaja! Ndiqeni “ecurine” e luhatjeve te saj per rastet e prekurave nga Covid 19 ne nivel vendi: Sot raportohet nje “ngritje” me reth 15 here me lart se dy ditet e fundit. Para 4-5 ditesh u ul me 9-10 here brenda 24 oreshit!

7-8 dite me pare u rrit 6-7 here…dhe te gjitha keto “luhatje” ne hapesiren e 24-48 oresh! Keshtu ka variuar ne te gjithe keto jave duke paraqitur “kurben” me te cuditeshme e te pa besueshme ne bote…pervec Sudanit, ku nuk testohet!

Jane disa arsyet qe mund ta prodhojne te tille: numri shume i vogel i testimeve virusologjike (tampon) te bera hermetikisht ne nje laborator, metodikat jo profesionale ne kerkim, si dhe levizja e shifrave me celes poshte tavolines sipas “konjukturave”!!

Ndersa konkluzionet imunologjike as mos i permendeni, per derisa ajo procedure kaq e rendesishme ka nje kusht, te jete masive per te qene e vlefshme, gje qe mund te realizohet lehtesisht ne vendin tone, mjafton te mos pengohen laboratoret per ta realizuar ate.

Por ju perkundrazi e keni “burgosur” edhe kete analize ne nje laborator, nuk keni publikuar as edhe nje metodike apo objektiv, pra me mire hiqni dore edhe prej saj se keshtu do te prodhoni vecse ndonje “mrekulli” tjeter te ngjashme me ate virusologjiken”, shkruan ai.