fbpx

Luhet sot në mesditë Partizani-Skënderbeu, faza e parë mbyllet me një superndeshje!

partizani-skenderbeu-850x450.jpg

Faza e parë e Kategorisë Superiore mbyllet me një superndeshje. Sot në orën 15:00 në Selman Stërmasi, Partizani kampion në fuqi pret Skënderbeun skuadrën që ka dominuar futbollin shqiptar në dekadën e fundit por që aktualisht po kalon momente të vështira për problemet jashtë fushe.

Të dyja skuadrat do të luajnë për fitore sot pasi janë të vetëdijshme që me 3 pikë mund të ngjiten në krye të kampionatit. Partizani nëse fiton do të kryesonte i vetëm Superioren pas javës së 9-të, ndërkohë që Skënderbeu do të barazonte me pikë Bylisin dhe do të ndanin kryesimin mes tyre.

Ajo mes të kuqëve dhe korçarëve është një ndeshje që premton shkëndija por edhe spektakël. Franco Lerda do të ketë një mungesë të rëndësishme në sulm siç është ajo e nigerianit Solomon.

Ndërkohë Ilir Daja përveç kapitenit Muzaka i cili ka mbyllur para kohe sezonin, me shumë gjasa nuk do të ketë të gatshëm edhe Marvin Turtullin dhe Ajetin. Sezonin e kaluar Skënderbeu dhe Partizani ndanë pikët teksa korçarët fituan në dy fazat e para ndërsa kampionët e Superiores në fazën e tretë dhe atë të 4-t. Normalisht për grupin e lojtarëve që ka në përbërje

Partizani është më i favorizuar për ta çuar në 3 numrin e fitoreve radhazi në ndeshjet ndaj Skënderbeut edhe pse suksesi në një kampionat si i yni ku diferencat janë fare të vogla nuk është asnjëherë i garantuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303