Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë një reagim duke rikujtuar 51 viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Më tej, ai ka rikujtuar dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar.
Së fundmi, Soreca thekson se tani ka ardhur koha për të ndërtuar së bashku.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Më 26 Nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për të ndërtuar së bashku.