fbpx

Lukaku: Dua të takoj Eriksen në spital, nesër i dërgojmë një mesazh nga fusha

ss3-10.jpg

Golin e parë që shënoi në Kampionatin Europian, Romelu Lukaku ia dedikoi shokuar të tij të skuadrës te Interi, danezit Eriksen, që vetëm dy orë më herët kishte rrezikuar jetën, pas një arresti kardiak në fushën e lojës.

Tani Belgjika ka mbërritur në Danimarkë, për t’u përballur me skuadrën vendase në Kopenhagen nesër, ndërsa sulmuesi nuk ka ndërmend të humbë këtë mundësi për të takuar sërish Eriksen në dhomën e tij të spitalit.

“Dua të takoj Eriksen dhe kam marrë edhe miratimin e trajnerit. Besoj se do të shkoj ta takoj në spital, ndërsa në minutën e 10’ do të ndalim lojën për ta duartrokitur dhe pas ndeshjes do t’i dërgoj një mesazh”, u shpreh sulmuesi belg. Futbollistët e Danimarkës kanë marrë edhe trajtim psikologjik gjatë këtyre ditëve, për të kaluar traumën e pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, ndërsa Lukaku pranon se te Belgjika janë gati për të përballuar sfidën e nesërme.

“Nuk kemi nevojë për ndihmë psikologjike, pasi jemi shumë të fortë nga ana mentale, por duhet të bëjmë kujdes, pasi Danimarka do të jetë shumë e motivuar në fushë. Edhe ne nga ana tjetër jemi shumë të motivuar, pasi është një kompeticion ku duam të lëmë gjurmë”, tha Lukaku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303