fbpx

“Luli bën xhiro nëpër kafene sepse është pa punë”, Balla sulmon keq fare Bashën

“Luli bën xhiro nëpër kafene sepse është pa punë”.- ky ishte sulmi nga numri 2 i PS për kryedemokratin Lulzim Basha.

Balla u ndal te pandemia dhe ka dy fjalë për distancimin social.

“Ky është një hap tjetër i rëndësisshëm për përballimin e një prej situatave më të vështira që ka kaluar Shqipëria. Populli shqiptar meriton gjithë respektin për mënyrën se si e përballuan këtë situatë. Edhe po të jesh në opozitë nuk është herezi që të thuash faleminderit. Në Europë kemi qenë të dytët pas Italisë që mbyllëm shkollat dhe kopshtet. Prej datës 1 qershor ne hapemi por me apelin për këdo, ne duhet të jemi modeli se si duhet të respektojmë distancimin social.

Distancimi social është një nga kushtet kryesore. Asgjë nuk është më e rëndësishmë se jeta dhe shëndeti i shqiptarëve. Kushdo që do të bëjë politikë, nuk flas për Lulin s eLuli s’ka asnjë lidhje me jetën e shqiptarëve. Kur je pa punë, si Luli xhiro nëpër kafene do bëni. Të jesh politikan s’duhet të bësh teatër me jetën e njeriut. Mbi të drejtën e jetës nuk ka asnjë jetë tjetër. Nuk dua të bëj replikë me asnjë.

Tërmeti i 26 nëntorit apo i shtatorit nuk janë larg. Sot është fiks 6 muaj larg. Gjatë muajit të parë ne arritëm të sistemojmë në çadra dhe s’kishte asnjë familje që nuk pati mundësi ta festone ashtu si ju, në një shtëpi të përkohshme deri sa të kenë shtëpitë e tyre. Brenda këtij viti çdo familje në zonat rurale do të jetë në shtëpinë e vete. Në zonat urbane deri në fund të vitit do të kenë filluar kantieret e ndërtimit. Fjalët e falenderimit nuk mungojnë për Ursula von der Leyen. Procesi i tenderimit të objekteve ka filluar.

Facebook-u është i domosdoshëm dhe mjafton të shikoni jo vetëm facebookun e kryeministrit se e keni inat, por shikoni facebookun tim ose të Eglantina Gjermenit. Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë, sepse është klienti më i madh i oligarkëve në Shqipëri. Kishte edhe nga këta gazetarët që aplikonin për lejen e makinës dhe në vend të kartës vendosnin numrin e kartës së identitetit. Mjaft më me teatrin dhe mjaft më diskutimin se si do të kthehemi ne ose ju në parlament në vitin e ardhshëm”, tha Balla ndër të tjera.