Lulzim Basha bën premtimin e madh për qytetarët shqiptarë, zbulon ndryshimin që do ndodhë pas 25 prillit

basha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë takimit që po zhvillon me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në rajonin e Durrësit, ka hedhur sërish akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa premtoi se qeveria e re do të jetë në partneritet me qytetarët.

Ai thekson se fajtor për të gjitha dështimet në këto 8 vite, është vetëm i qeverisë.

Teksa sqaroi nga afër të mirat e “Programit Shqipëria Fiton për Turizmin”, lideri demokrat iu bëri thirrje të rinjve që mos të largohen nga vendi, por të votojnë për ndryshimin më 25 prill.

Fjala e Lulzim Bashës:

Kam bindjen më të thellë që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, nuk është faji juaj, nuk është faji i rinisë, nuk janë dështimet tuaja ju keni bërë mbi njerëzoren keni bërë atë që s’bëjnë dot kolegët tuaj në vendet e rajonit dhe Europë përkundër gjithë vështirësive që keni pasur. Dështimi është për fat të keq i kryeministrit në ikje. Të garantoj meqë ma përmende, se kur jemi takuar ju kam thënë do “takohemi prapë”. Meqë ma përmende përsëri do të takohemi pas 25 prillit që këto angazhime që kam sjell para jush këtë plan konkret t’i matim muaj pas muaji, vit pas viti në plotësimin e tyre siç të kam thënë. Nuk do t’ju vij me premtime dhe vetë e the që nuk janë premtime, është një plan i realizueshëm nuk janë premtime bombastike që pastaj harrohen dhe mbeten të parealizuara siç kanë ndodhur para 8 viteve dhe jemi vend numëro kemi ngec në baltë, ndërkohë të gjithë vendet e tjera të rajonit kanë ec përpara. Po kështu po të garantoj që këto angazhime konkrete që kemi ndërmarrë para jush do të fillojmë t’i zbatojmë prej ditës së parë, muaj pas muaji. Do të vazhdojmë këtë lloj dialogu që kemi ndërtuar në mënyrë që ju të jeni në gjendje të matni performancën e qeverisjes së ardhshme, si po i mbajmë këto angazhime si po i vëmë në jetë angazhimet që kemi ndërmarrë ndaj jush. Po kështu bashkërisht të shoshim se çfarë tjetër mund të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të kap kohën e humbur. Sepse e the shumë mirë dhe ky është çelësi edhe për t’i thënë rinisë shqiptare “mos ikni rrini këtu”.

“Rrini votoni për ndryshimin”, çelësi është ky. Asnjë nga shqiptarët nuk ka dështuar këto 8 vite përkundrazi po të shikoni pengesat që keni pas ju jeni heronjtë. Ju, kolegët tuaj në Vlorë, në Shkodër, në Lezhë, në Pogradec kudo jeni heronjtë, kolegët tuaj të sipërmarrjes shqiptare në të gjithë ekonomin shqiptare jeni heronjtë keni mbijetuar me sakrifica të jashtëzakonshme, keni vazhduar të investoni, të besoni tek ky vend i mrekullueshëm. Nuk kemi ardhur në këtë pikë krize për shkakun tuaj, as për shkak të rinisë shqiptare, që është po kaq e mrekullueshme, plot me talent që e do këtë vend, e do këtë vend, kemi ardhur për shkak të dështimeve të një njeriu që premtoji hënën dhe diellin dhe jo vetëm nuk bëri asgjë, por e çoji ekonominë në gropë.

Ndaj sot vijmë para jush me angazhime dhe jo me premtime, shihemi sy më sy siç jemi parë ditën e parë kur kemi diskutuar problemet para shumë vitesh, siç jemi parë herën e fundit para këtij takimi, kur ju kam thënë që para jush do vij me plan konkret dhe s’do të vij me premtime boshe e të pambajtshme dhe ju siguroj që pas 25 prillit me qeverinë e re do ta keni këtë partneritet, siç e keni sot me mua si kryetar i opozitës, si kryetarë i koalicionit të opozitës, nesër do ta keni me mua si kryeministër dhe me qeverinë e re, të jeni të bindur dhe kam besim se do ta vlerësoni, siç vlerësuat dhe faktin që u ktheva tek ju me një plan konkret angazhimesh dhe jo me premtime boshe.

Përfaqësuesit e biznesit turistik, vlerësuan angazhimin e PD në programin për turizmin dhe gjatë diskutimit shpalosën edhe dietë e tyre se si mund të ndërtohet një turizëm elitar në vend. Ata thanë se bashkëpunimi me qeverinë e ardhshme, por edhe efektet që sjell programi i propozuar nga Basha, janë garanci për të çuar në standardet europiane turizmin.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303