fbpx

Lulzim Basha bën testin e COVID, ja përgjigja

basha-4.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rezultuar negativ ndaj testit për COVID-19.

Menjëherë pasi dje ish-deputeti Endri Hasa dhe Belind Këlliçi janë izoluar në shtëpi sepse kanë shfaqur simptoma të Covid-19, kreu i PD i është nënshtruar me urgjencë testit.

Sot mësohet se Basha ka dalë negativ dhe do të jetë i pranishëm në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun.

Fillimisht ka qenë Hasa ai që ka bërë testin, i cili ka rezultuar negativ, por testi seriologjik ka treguar se ai e ka kaluar koronavirusin gjatë këtij muaji.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303