32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Lulzim Basha del urgjent para mediave dhe jep mesazhin e bujshëm

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë pak më parë në një deklaratë për media ku thekson se PS ka bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan ndërsa theksoi se PS ka humbur thellë pasi ende nuk janë hapur bastionet e PD.

“Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet. Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj. Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD. Ky është fillimi. Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera. Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë. Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin. Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin. Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit.”, tha Basha.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat