‘Lulzim Basha fajtor për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit?”. Edi Paloka: Do doja të ishte kështu por…

edi-paloka-e1555429286418.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar ku u ndal te kritikët e Kryedmeokratit Lulzim Basha. Paloka theksoi se Basha nuk është fajtor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe se ky është naivitet, që i shërben kundërshtarit.

‘Unë do dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanë pas 25 prillit. Fajtor është Basha dhe problemi u zgjidh. Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. Pra Rama na i paska fituar zgjedhjet se ato janë më demokratike se ne. Kjo është naivitet. Është ta kërkosh problemin aty ku nuk është. Duke adresuar gabim problemi edhe zgjidhja që ofrohet është e gabuar. Në këtë mënyrë ne i shërbejnë kundërshtarit tonë. Problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të pakonsiderueshëm në shkallën e manipulimit që bëri Rama.’- tha Paloka

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303