Lulzim Basha ‘gjen zgjidhjen’ për të dalë nga kriza: Ky është fituesi i tretë i skemës

basha-1.png

Kryedemokrati Lulzim Basha është duke zhvilluar në këto momente një takim me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati deklaroi se do i qëndrojë angazhimit për taksën e sheshtë dhe uljen e kontributeve shoqërore në 18%.

“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë. Me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303