fbpx

Lulzim Basha mbledhje urgjente në orën 12:30, ç’pritet?

Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje rreth orës 12:30 me aleatët e PD. Besohet se në fokus të takimit do të jetë Reforma Zgjedhore.

Edhe dy ditë kanë mbetur nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Basha ka kryer disa takime ditët e fundit përfshi ambasadoren amerikane Yuri Kim, Kryemadhin, Vasilin apo dhe ekspertët e PD.