fbpx

Lulzim Basha niset me urgjencë drejt Shkodrës, zbulohet arsyeja

zimi.jpg

BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Burime bëjnë me dije, se Kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës, fill pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik.

Pas konstituimit të këshillit Bashkiak, kryetarja e sapozgjedhur Brisela Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së tij, duke lënë në detyrë kësisoj Voltana Ademin.

Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luigj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme.

Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303