fbpx

Lulzim Basha për Teatrin: Çdo hap për prishje, akt i pastër lufte

Kryetari i opozitës në vend, Lulzim Basha, ka pritur pasditen e sotme artistët që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim në selinë e PD pas takimit Basha deklaruar se çdo hap para për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte.

“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve.

Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, theksoi ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.