fbpx

Lulzim Basha tregon planin e tij: Nuk do mbetet asnjë bij dhe bir pa…

rtyty.png

Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur te çështja e arsimit në vend.

Por cili është plani i tij për mbështetjen e studentëve? Basha ka thënë se nuk do të mbetet askush pa u arsimuar për shkak të gjendjes financiare.

Asgjë nuk duhet të vazhdojë si sot. Sot ose duhet të pagush para ose të kesh mik. Duhet të krijojmë kushte në Shqipëri që secili të ecë sipas meritës. Këtu ecën ta mbyll dyqanin kur të dua. Vetëm nëse je mik i pushtetit mund të ecësh para, kjo është shkatërruese për Shqipërinë. Duhet konkurrencë e lirë. Cili është plani për mbështetjen e studentëve?  Nuk do mbetet asnjë bij dhe bir pa studiuar për shkak të gjendjes financiare. Gjendja prej 7 vitesh ka prekur rëndë shqiptarët. Fuqizimi i universiteteve do të vijë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër lehtësimi i kushteve për studentëve, që nga konviktet e deri te suvencionimi i të ardhurave. Po zbraset me shpejtësi tregu i punës, kjo do të thotë se profesionistët e rinj duhet të trajnohen me kosto të përballushme. Ekonomia është në kolaps. A ka dështim më të madh sesa papunësia, kosot e jetës taksat e rritura, e ka për borxh që të flasë gjithë ditën vec për kostot. Njerëzit nuk janë dele. Premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e cmimit të energjisë, ku janë? Cilido premtim të tij ta marri e shohim që ka dështuar. A ka shqiptar me mend në kokë që e beson atë?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303