Lushnjari merr peng ish-bashkëshorten

pengmarrje.jpg

Babai kishte denoncuar në komisariat se i kishim marrë vajzën, por në fakt, policia zbuloi se personi që i kishte hequr lirinë vajzës, ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj. Policia arrestoi Marjus Musakun 28-vjeçar banues në Karbunarë të Lushnjes dhe i dënuar më parë për “Dhunë në Familje”.

Në fshatin Zhamë ditën e djeshme, së bashku me një person tjetër të cilin policia po kërkon ta identifikojë, Musaku ka marrë me forcë ish-gruan e tij 27 vjeçe, dhe e mbante peng të fshehur në Durrës.

Policia pas kallëzimit të marrë nga babai i vajzës dhe hetimeve të nisura, arriti të gjejë vajzën dhe të kapë ish-bashkëshortin e saj.

“Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale”. Ndërkohë që Musaku do të hetohet për “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303