Lutuni me Papën-nga telefoni juaj

Papa Françesku ka prezantuar një aplikacion për të inkurajuar katolikët anembanë botës për t’u lutur bashkë me të.

‘Kliko për t’u lutur’ është aplikacioni që i tregon përdoruesit se për çfarë është duke u lutur Papa, kështu që ata mund të bashkohen me të.

Papa, i cili dikur ka deklaruar se ishte ‘i dobët’ me teknologjinë, i tregoi mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, aplikacionin në një tabletë të mbajtur nga një ndihmës.

Papa Françesku tha se interneti ishte një mënyrë e mirë për të “qëndruar në kontakt me të tjerët, për të ndarë vlerat dhe projektet dhe për të shprehur dëshirën për të formuar një komunitet”.

Aplikacioni është i disponueshëm në gjashtë gjuhë dhe është lançuar përpara Ditës Botërore të Rinisë 2019, që është në 22 janar./real-news.tv/