Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, ku ka deklaruar se e sheh Berishën si urë për ta kaluar PD nga Basha në një opozitë të fortë.
“Unë e shoh Berishën si e vetmja urë për ta kaluar nga Basha në një opozitë të fortë. Është i vetmi person që mund ta mundësojë ndryshimin e situatës në PD. Ai e ka marrë shumë seriozisht rindërtimin, reformimin e PD dhe e ka të qartë atë.
E shoh shumë të motivuar e dua të përfitoj nga ky motivim i Berishës, ja kam thënë troç që më vjen keq që ndodhesh në këtë situatë. Megjithatë unë dua të përfitoj që të dy bashkë ta çojmë PD në të djathtën e vërtetë. Por duhet shumë punë sidomos kur je në kushte të tjera kur partia është e shitur. Nëse ai nuk dorëzohet dhe nuk e ndalon ai do e marrë nga Basha do e reformojë, ma ka thënë planin e plani është perfekt”, u shpreh Kokalari.

