33.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Macron: Antisemitizmi është në nivelet më të larta

spot_img

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një valë masash të reja, në përpjekje për të frenuar antisemitizmin, nismë kjo e nxitur nga një shtim i ndjeshëm i nivelit të sulmeve.

Duke folur përpara përfaqësuesve të Këshillit të institucioneve hebraike në Francë, Macron kritikoi atë që ai e quajti një rizgjim të antisemitizmit që sipas tij nuk është parë në përmasa të tilla që nga Lufta e Dytë Botërore.

Parlamenti  francez shtoi se ky rizgjim i antisemitizmit nuk po ndodh vetëm në Francë por edhe në të gjithë Evropën dhe shumicën e vendeve perëndimore.

Macron paralajmëroi se do të votojë gjithashtu një ligj të ri, që frenon gjuhën e urrejtjes në internet.

Këto muajt e fundit ka pasur një shtim të sulmeve me sfond antisemit në Francë, e javën e kaluar u vandalizuan portretet e të mbijetuarës së holokaustit, ish-ministres Simone Veil.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner po merr gjithashtu masa për të ndaluar tre grupe antisemitike dhe ekstremiste të së drejtës, për të cilat presidenti tha se “nxisin urrejtjen”.

Ministri i Arsimit i Francës do të hetojë rastet e fëmijëve hebrenj që “shumë shpesh detyrohen” të lënë shkollat publike për shkollat private hebraike për shkak të ngacmimeve, tha Macron.

Kjo vjen në mes të një rritjeje të incidentet antisemite. Franca, e cila është shtëpia e bashkësisë më të madhe hebraike të Evropës, pa një rritje prej 74% në aktet e tilla në vitin 2018. 541 incidente u regjistruan në 2018 krahasuar 311 me vitin e mëparshëm, sipas autoriteteve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat