fbpx

Macron bën thirrje për qetësi, rregull dhe normalitet

download-41.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për rikthimin e qetësisë në Francë pas gati një muaji protesta nga lëvizja e ‘jelekëve të verdhë’ kundër politikave të qeverisë së tij që kanë shkaktuar tensione.

“Franca ka nevojë për qetësi, rend dhe kthim në normalitet”, tha Macron duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Lëvizja e ‘jelekëve të verdhë’ filloi më 17 nëntor me protesta kundër rritjes së taksave të karburantit, por shpejt u shndërrua në një mobilizim më të gjerë kundër politikave ekonomike të Macron. Tre javë të njëpasnjëshme të protestave në Paris kanë çuar në vandalizëm dhe përplasje të dhunshme me forcat e sigurisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *