22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Macron: Britania rrezikon një Brexit pa marrëveshje

spot_img

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi kryeministren Theresa May të enjten se Britania do të përballet me një largim të çrregullt nga Bashkimi Evropian nëse ajo nuk arrin të marrë miratimin e parlamentit për marrëveshjen e saj në përpjekjen e tretë javën e ardhshme.

Vetëm tetë ditë para afatit zyrtar që Britania të largohet nga BE, May po bisedon me 27 udhëheqësit e tjerë të bllokut në Bruksel për një shtyrje të afatit të Brexit deri më 30 qershor.

Krerët e BE-së pritet të japin dy muaj shtesë për të organizuar një dalje të qetë – por vetëm me kusht që marrëveshja e May të aprovohet në parlament.

Nëse votimi dështon sërish për të tretën herë, liderët e BE do të takohen përsëri javën e ardhshme, për të diskutuar një vonesë deri në vitin e ardhshëm për të lejuar që Britania të rishikojë rrënjësisht planet e saj të Brexit.

“Ne duhet të jemi të qartë, për veten tonë, miqtë tanë britanikë dhe njerëzit tanë”, tha Macron pasi mbërriti në samitin 24 orësh.

“Ne kemi negociuar marrëveshjen e tërheqjes për dy vjet. Nuk mund të ri-negociohet. Së dyti, në rast se marrëveshja rrëzohet sërish në Britani, ne do të shkojmë drejt një Brexit pa marrëveshje.. ”

Negociatori i BE Michel Barnier tha: “Ne kemi bërë më të mirën tonë. Tani zgjidhja është në Londër. “/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat