fbpx

Macron humb shumicën në parlament

Macron-2-795x450.png

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të partisë së re, çka ka ndikuar në humbjen e shumicës së partisë së Macronit në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë.

Shtatë ligjvënës janë larguar nga Partia e Macronit për të formuar grupin “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, i cili do të ketë 17 deputetë në parlament.

Kjo nënkupton që partia e Macronit ka vetëm 288 deputetë, një më pak sesa shumica absolute, derisa kjo shifër shumë më e ulët në krahasim me 314 vende sa kishte para se presidenti francez të rishkruante rrugën e tij politike më 2017.

“Presioni nga ekzekutivi, partia dhe grupi kanë qenë të atilla që na është dashur ta bëjmë njoftimin publik”, ka thënë njëri nga pjesëtarët e larguar.

Ekziston edhe një shans që partia të rimarrë shumicën e saj absolute nëse një mbrojtës tjetër që largohet nga asambleja zëvendësohet nga një deputet pro-Macron.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303