Macron humbet durimin me Britaninë: Jo shtyrje të afatit të Brexit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të premten se ai ishte kundër shtyrjes së afatit të Brexit përtej 31 tetorit nëse parlamenti britanik kundërshton marrëveshjen e rënë dakord me 27 vendet e tjera anëtare të BE-së.

Dhoma e Komunëve do të votojë të shtunën për marrëveshjen e arritur midis 27 vendeve të BE-së dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

“Shpresoj se mund t’i përmbahen afatit kohor dhe që data 31 tetor të respektohet,” tha Macron në një konference për shtyp.

“Unë nuk mendoj se duhet të jepet një tjetër shtyrje e afatit. Ne duhet t’i japim fund këtyre negociatave dhe të kalojmë në bisedime mbi marrëdhëniet tona të ardhshme”-shtoi Macron./real-news.tv/