Macron kërkon qartësi për Brexit pas dorëheqjes së May

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar “sqarime të shpejta” mbi Brexit pas dorëheqjes së Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Theresa May.

Ai theksoi nevojën për “të ruajtur funksionimin normal të BE-së”, pasi BE përjashtoi ndonjë ndryshim në politikën e Brexit.

May dha dorëheqjen pasi nuk arriti të marrë Marrëveshjen e Tërheqjes nëpërmjet Parlamentit tri herë.

Udhëheqësi francez u bashkua gjithashtu me krerët e BE-së për të duartrokitur “guximin” e zonjës May.

Marrëveshja e Tërheqjes u arrit me BE në nëntor pas negociatave të vështira, por ligjvënësit britanik e rrëzuan atë tre herë në parlament./real-news.tv/