Macron kërkon reformim të politikës bujqësore evropiane

macron.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për një rikrijim të politikës bujqësore të përbashkët (PAC) të BE-së për të garantuar sovranitetin ushqimor, mjedisor dhe industrial të kontinentit evropian, në kuadër të hapjes së sallonit ndërkombëtar të bujqësisë në Paris.

“Evropa bujqësore sot kërcënohet nga jashtë dhe nga brenda”, deklaroi presidenti francez.

Ai bëri thirrje për unitet duke theksuar se “pa PAC-un, konsumatorët evropianë nuk do të përfitonin nga një ushqim i aksesueshëm dhe cilësor”.

Megjithatë, Macron kërkoi në veçanti që “të krijohen filiale evropiane të prodhimit ku të integrohen në nivel BE-je logjistika, magazinimi dhe informacioni”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303