Macron: Nuk do të lejojmë shpërdorimin e të drejtës për azil

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të lejohet shpërdorimi i së drejtës për azil, duke theksuar se kërkesat për azil nuk kanë qenë kurrë kaq të larta në Francë, ndërkohë që fluksi i hyrjeve në Europë nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.

“Duke pretenduar të jemi humanistë, ndonjëherë tregohemi tepër të dobët”, u shpreh Macron, në një mbledhje me dyer të mbyllura, para deputetëve e senatorëve të partisë presidenciale dhe aleatëve të saj, si edhe të gjithë qeverisë.

“Unë besoj tek e drejta jonë për azil, por kjo e drejtë është devijuar nga qëllimi i saj nga burime, njerëz që bëjnë manipulime. Nëse nuk përballemi me të, do ta pësojmë ne”, paralajmëroi ai, duke siguruar që shërbimet përkatëse do të jenë më efikase dhe humane.