Macron: Nuk ka negociata të reja për marrëveshjen e Brexit-it

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen mbi Brexit-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në samitin e vendeve jugore të Bashkimit Evropian (Med7) në Qipro, Macron tha se marrëveshja ekzistuese mbi Brexit është marrëveshja më e mirë e mundshme.

Kryeministrja britanike, Theresa May, më parë porositi Brukselin se dëshiron negociata të reja për marrëveshjen e Brexit-it.

Ndërkohë, deputetët britanikë miratuan amendamente me të cilat refuzojnë mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje./real-news.tv/