Macron: Parlamentet duhet të aprovojnë marrëveshjen e Brexit

macron-1.jpg

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, e konsideron marrëveshjen mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexit si një lajm të mirë.

Macron theksoi se tashmë duhet tregohet kujdes pasi parlamentet e shteteve anëtare duhet të ratifikojnë marrëveshjen.

“Marrëveshja duket si një kompromis i mirë, por kënaqësia jonë duhet të shoqërohet me kujdes të arsyeshëm, sepse siç kemi parë tashmë, parlamentet mund të mos pëlqejnë marrëveshjen,” tha Macron i cili shtoi se dëshironte të besonte se kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të kishte një shumicë që do të mbështeste këtë marrëveshje të rishikuar në Parlamentin britanik.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303