Macron premton një tjetër pemë miqësie për Trump, pasi u tha e para

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron premtoi se do t’i dërgojë homologut të tij të SHBA-së Donald Trump një fidan të ri të pemës së miqësisë, pasi ajo që i dhuroi gjatë vizitës së vitit të kaluar është tharë.

Macron në një intervistë për televizionin zviceran RTS tha se “tharja” e pemës nuk duhet parë në prizmin e marrëdhënieve Francë-SHBA.

“Kjo nuk është një dramë kaq e madhe, ishte simbolike ta mbjellim së bashku”, tha Macron.

Pema është tharë pasi ishte vendosur në karantinë pak kohë pasi u mboll në mënyrë simbolike nga dy presidentët Macron dhe Trump në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Macron premtoi se do të dërgojë një fidan të ri të pemës nga mali Belleau në veri të Francës, ku në vitin 1918 u vranë mbi 1.800 ushtarë amerikanë në njërën nga betejat më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore./real-news.tv/