fbpx

Macron shpall fitoren ndaj Covid-19! Franca heq kufizimet

2019-04-25T181526Z_1371797474_RC158495A000_RTRMADP_3_FRANCE-PROTESTS-MACRON-1024x683.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se një numër kufizimesh të koronavirusit do të hiqen. Kafenetë dhe restorantet po rihapen në Francë dhe udhëtimi për në vendet e tjera evropiane do të lejohet po ashtu.

Gjermania, Belgjika, Kroacia dhe Zvicra, rihapën po ashtu plotësisht kufijtë me vendet e BE ditën e sotme. Udhëtarët nga Britania e Madhe do të mund ti vizitojnë këto vende pa karantinë apo kufizime në mbërritje.

Sidoqoftë, ata që udhëtojnë në Francë nga Britania apo Spanja përballen me një periudhë izolimi dy javore në mbërritje.

Macron u shpreh përmes një fjalimi se Franca ka arritur “fitoren e parë”, mirëpo ka paralajmëruar për kthim të mundshëm të virusit.

“Prej nesër, ne do të jemi të gatshëm të nisin një kapitull të ri në territorin tonë. Kjo nuk do të thotë se virusi është larguar dhe ne nuk duhet të tregohemi më të kujdesshëm. Vera e 2020-ës do të jetë si asnjë tjetër dhe neve do të na duhet të vëzhgojmë zhvillimin e pandemisë, në mënyrë që të jemi të përgatitur me fuqi të reja, në rast se virusi kthehet sërish”.

Presidenti francez ka konfirmuar se nga dita e hënë do të hapet edhe gjithë rajoni i Parisit, i cili ka regjistruar numrin më të madh të rasteve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303